PDK

PDK-ja nuk ka dërguar komente për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike në Zyrën e Rregullatorit për Energji

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk ka dërguar komente për ngritjen e tarifave të energjisë elektrike në Zyrën për Rregullatorin për Energji. Arsyeja pse nuk i kanë dërguar komente është se ato i kanë bërë publike në vazhdimësi, ka thënë  kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. “Ne konsiderojmë se përtej komenteve formale, ZRRE-ja në vendimin e saj duhet të marrë për bazë të gjitha diskutimet publike, qëndrimet politike dhe disponimin qytetar në lidhje me kërkesën për ngritje të çmimit të energjisë elektrike”, ka shkruar Krasniqi. Ndër të tjera, ai shton se: “Si parti politike, në vazhdimësi kemi paralajmëruar se do të ketë krizë energjetike në Kosovë dhe në paraqitjet publike kemi shprehur qëndrimin tonë kundër rritjes së çmimit të energjisë. Për këtë kemi ftuar edhe seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku i kemi dhënë edhe propozimet tona, si dhe kemi ofruar argumente profesionale përgjatë diskutimeve në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti”.

Kontrolloni gjithashtu

Xhejms O’Brien së bashku me emisarin Escobar do të takohen me të dërguarin e BE-së Lajçak, për një vizitë koordinuese

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka bërë të ditur se së bashku me …