Pas trajtimit mjekësor në QKUK, EULEX-i Azem Sylën e ka dërguar në Burgun e sigurisë së lartë, në Dyz

Pas trajtimit mjekësor në QKUK, EULEX-i Azem Sylën e ka dërguar në Burgun e sigurisë së lartë, në Dyz

Ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz. Ai disa ditë ka qenë i shtrirë në QKUK për trajtim mjekësor, ndërkohë që Gjykata e Apelit kishte vendosur që atij t’ia kthejë masën e paraburgimit prej dy muajsh. Gjykata këtë vendim e ka marrë me arsyetimin se ka pasur një përpjekje nga ana e Azem Sylës për të ndikuar në dëshmitarin e dytë të mbrojtur në rastin e njohur si “Toka”. Ndërsa, nesër dhe pasnesër do të mbahen edhe seancat e fundit të hetuesisë së veçantë ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve ku pritet që të merret në pyetje edhe dëshmitari i dytë i mbrojtur i këtij rasti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës, miraton rezolutën për Hagën, LDK dhe Lista Serbe bojkotojnë votimin

Në Kuvendin e Kosovës, u miratua rezoluta për procesin në Hagë me 90 vota për, …