leoni

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Shqiptarët historikisht i kanë respektuar tempujt fetarë, por jo tempujt politikë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se shqiptarët historikisht i kanë respektuar tempujt fetarë, mirëpo ai ngrit një dyshim duke thënë se nuk e di nëse objekti në fjalë mund të quhet kishë. Haradinaj ka folur për çështjen e Kishës ortodokse në pronat e Universitetit të Prishtinës, e cila është aktualizuar kohëve të fundit pas përpjekjeve për funksionalizim të saj dhe protestave të studentëve. Ai  ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës dhe Qeveria që t’ua qartësojë qytetarëve se a është gjithçka në rregull me Kishën. Populli  ka mospajtim me objekte të tilla, nuk po themi me Kishën, sepse shqiptarët kanë kishë edhe të veten, kryqin e kanë të njohur ndër shekuj, por kjo nuk dimë nëse është kishë, nuk ka shërbyer si kishë, kjo qenë e ndërtuar prej paramilitarëve, kjo është e habitshme, ka nënvizuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata e Apelit

Gjykata e Apelit lë në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviqin për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e Kosovës ka refuzuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit Ekrem Bajroviqi, …