Pas vizitës në Beograd, sot vjen në Prishtinë, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, dje ka  qëndruar  për një vizitë në Beograd, ku është takuar me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Ata kanë  biseduar lidhur me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për përjashtimin e dinarit serb si valutë e përdorshme për transaksione në vend. Autoritete të larta ndërkombëtare janë  shprehur të shqetësuar për këtë vendim, duke i kërkuar Kosovës konsultim me komunitetet. Vendet anëtare të QUINT-i kanë kërkuar  pezullimin e këtij vendimi. Pritet që nesër emisari i BE-së, Lajçak do të vijë për vizitë në Prishtinë, por nuk dihet se a do të pranojë të bisedojë me te kryeministri Albin Kurti, apo  këtë detyrë t ia ngarkojë zëvendësit të  tij,  Besnik Bislimi.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …