Pas zgjedhjes së aktivistes së Lëvizjes Vetëvendosje, Luljeta Aliut anëtare e Këshillit të Pavarur të Mediave, kanë vazhduar reagimet e organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias. Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit, me seli në Gjermani, ka paralajmëruar se do ta informojë Këshillin e Evropës për këtë zhvillim, që për ta, është shqetësues. Sot në Kuvendin e Kosovës, Luljeta Aliu është zgjedhur anëtare e KPM-së. Ajo njihet për qëndrimet e saj publike në përkrahje të LV-së dhe Kryeministrit Kurti. Federata Evropiane e Gazetarëve kishte kërkuar që të mos zgjidhen përkrahësit e partisë në psuhtet dhe i ishin bërë thirrje kreut të LV-së që të ndalë politizimin e KPM-së. Lidhur me këtë rast ka reaguar e shqetësuar edhe ECPMF-ja. Jemi shumë të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga vendimi i Kuvendit të Kosovës, i kontrolluar nga Lëvizja Vetëvendosje, për të zgjedhur Luljeta Aliun anëtare të Komisionit të Pavarur të Mediave. Ajo zëshëm, rregullisht dhe publikisht e ka përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikat e saj. Në asnjë mënyrë, ajo nuk mund të konsiderohet e pavarur”, thuhet në njoftimin e ECPMF-së.

Pas zgjedhjes së Luljeta Aliut, anëtare e Këshillit të Pavarur të Mediave, kanë vazhduar reagimet e organizatave ndërkombëtare

Pas zgjedhjes së aktivistes së Lëvizjes Vetëvendosje, Luljeta Aliut anëtare e Këshillit të Pavarur të Mediave, kanë vazhduar reagimet e organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias. Qendra Evropiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit, me seli në Gjermani, ka paralajmëruar se do ta informojë Këshillin e Evropës për këtë zhvillim, që për ta, është shqetësues. Sot në Kuvendin e Kosovës, Luljeta Aliu është zgjedhur anëtare e KPM-së. Ajo njihet për qëndrimet e saj publike në përkrahje të LV-së dhe Kryeministrit Kurti. Federata Evropiane e Gazetarëve kishte kërkuar që të mos zgjidhen përkrahësit e partisë në psuhtet dhe i ishin bërë thirrje kreut të LV-së që të ndalë politizimin e KPM-së. Lidhur me këtë rast ka reaguar e shqetësuar edhe ECPMF-ja. Jemi shumë të shqetësuar dhe të zhgënjyer nga vendimi i Kuvendit të Kosovës, i kontrolluar nga Lëvizja Vetëvendosje, për të zgjedhur Luljeta Aliun anëtare të Komisionit të Pavarur të Mediave. Ajo  zëshëm, rregullisht dhe publikisht e ka përkrahur Lëvizjen Vetëvendosje dhe politikat e saj. Në asnjë mënyrë, ajo nuk mund të konsiderohet e pavarur”, thuhet në njoftimin e ECPMF-së.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu: Kaq keq, e kaq tradhtisht si Albin Kurti, nuk ka vepruar as Esat Pashë Toptani

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ndaj kryeministrit Kurti i cili akuzoi  ish kryeministrat …