Saime Isuafi: . Krenare me këto vjaza ilegale të përkushtuara e të papërkulura deri në gjakim

Veprimtarja e njohur e çështjes kombëtare Saime Isufi, ka ndarë një kujtim nga takimi me ish të dënuarat dhe të burgosurat politike në Bregdetin shqiptar, me ç;rast ka shkruar: Ishte një ekskursion i paharruar në qytetin e lashtë ilir, në Durrës, në mes të shoqeve ilegale, të burgosura e veprimtare. Ishin po ato vajza të para 40 vitesh plot energji, forcë e guxim për rë marr përsipër punët më me përgjegjësi për ndërtimin e shtetit, por  për fat të keq atyre nuk iu afrua besimi, nuk iu dha mundësia, dhe ato nga modestia heshtin, heshtin sepse e bënë punën e tyte në kohën e duhur, duke ndritur rrugët e Kosovës me protesta e demonstrata, me parulla e flamuj,   kur të tjerët flinin gjumë… dhe erdhi koha që të tjerët t’i kërkonin për të ndërtuar shtetin, për të cilin sakrifikuan rininë, në burgjet famëkëqija jugosllave, me tortura mizore e shtazarake, duke fyer e poshtëruar dinjitetin e tyre.Takova këto gra të pamposhtura, të cilat edhe po të jetë nevoja, sikurse dje edhe sot e edhe  nesër do t’i dalin zot atdheut. Krenare me këto vjaza ilegale të përkushtuara e të papërkulura deri në gjakim! Krenare për të kaluarën, për të tashmen e për të ardhmen e tyre të ndritur 🇦🇱 Secila nga ju shoqe mbartni një copëz historie në vete, dhe historia  do t’ju përmbledhë në faqet e ndritura të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: KUSH MOHON VLERAT SHQIPTARE!

Unë nuk do të isha lëshuar shumë në komente se kush është Taravari apo (taravoli)! …