leoni

Pastrohet deponia për mbeturina inerte në Shkozë të Junikut

Komuna e Junikut në vazhdën e aktivitete “Për Junikun e Pastër dhe Ekologjik” po vazhdon pastrimin e lokacionit të sinjalizuar për mbeturina inerte në Shkozë. Lokacion i caktuar për këtë fraksion mbetjesh me vendim të Kuvendit Komunal. Lokacioni i sinjalizuar për mbeturina inerte është gjithashtu i mbuluar nga kamerat e sigurisë me mundësi vëzhgimi që të evitohen abuzimet potenciale, ndaj luten qytetarët për respektim të vendimit për hedhje vetëm të mbeturinave inerte në këtë lokacion dhe shfrytëzim racional të hapësirës duke respektuar distancën me rrugën kryesore për të evituar rrezikshmëritë e mundshme në trafik. Për mos respektim të vendimin do shqiptohen masa ndëshkimore. Aktivitetet e pastrimit po zhvillohen në kuadër të projektit “Mirëmbajtja e rrugëve dhe hapësirave publike”.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …