KKMSH: Komuna e Vitisë me 57 raste aktive të qytetarëve të prekur me COVID-19

Komiteti për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në Viti, ka mbajtur mbledhje të rregullt, në të cilën është diskutuar mbi gjendjen e pandemisë të shkaktuar në vend nga virusi COVID-19. Me këtë rast Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se deri me tani në këtë komunë janë 57 raste aktive të qytetarëve të prekur me këtë virus. Ai kërkoj nga qytetarët mirëkuptimin dhe të respektojnë masat e vendosura nga ekspertët shëndetësor dhe institucionet përkatëse me qëllim që të mos ketë rritje të numrit te të infektuarve. Kryetari Haliti ka potencuar se ata po punojnë në menaxhimin e situatës epidemiologjike në këtë komunë në veçanti edhe në sektorin e arsimit. Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili shtoi se komuna e Vitisë tani është futur në zonën e verdhë dhe se qytetarët e kësaj komune duhet të jenë të kujdesshëm në respektimin e masave mbrojtëse kundër përhapjes së këtij virusi me qëllim që të mos futet në zonë të kuqe dhe të mos rritet numri i të infektuarave me virusin COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …