Dega e PDK-së në Skenderaj ka reaguar pas ngjarjeve në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajt

PDK: Ekziston një qasje selektive dhe përzgjedhje korruptive në dhënien e lejeve ndërtimore në komunën e Prishtinës

Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prishtinë, përmes një konference për media ka adresuar padrejtësitë që u bëhen ndërtuesve në Prishtinë me qasje selektive dhe përzgjedhjen korruptive në dhënien e lejeve ndërtimore. Komuna e Prishtinës, sipas PDK-së, gjatë gjithë këtyre vjetëve ka bërë politikë dhe biznes me leje ndërtimore. Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, ka thënë se kanë dyshime të bazuara, që shumicën e pazareve me leje ndërtimi, qeverisja e Vetëvendosjes i bënë përmes disa kompanive projektuese të afërta me krerët e Komunës së Prishtinës, të cilat ua menaxhojnë pazaret sipas metodologjisë “ua bëjnë projektet ndërtuesve, ua sigurojnë lejet e ndërtimit atyre dhe u marrin banesa, lokale apo shpërblime të tjera si kompensim për këta tjerët që u qëndrojnë pas dhe që ua lejojnë ndërtimet”.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku-Sadriu: Qeveria Kurti e ka futur Kosovën në sanksione dhe krizë të thellë institucionale

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar ashpër qeverisjen e kryeministrit në …