PDK

PDK-ja, do të përpiqet ta ndalojë projektligjin për ndryshimin e plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale

Partia Demokratike e Kosovës, ka paralajmëruar përdorimin e të gjitha mjeteve të lejuara për ta pamundësuar kalimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që e përcaktojnë shumën e pagës minimale, i cili do të shqyrtohet në seancën e sotme të Kuvendit. Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha në një konferencë për media se “askujt nuk i duhen trazirat”, duke iu referuar protestës së veteranëve, që nuk përfshihen në këtë projektligj. Besoj që do të dominoj arsyeja te partia në pushtet për shkak se askujt nuk i duhen trazirat në vend. Askush nga ne nuk dëshirojmë të kemi protesta në rrugë për çështje sociale”, tha ai, duke i bërë thirrje mazhorancës që ta tërheq projektligjin për plotësim. Qeveria propozon 250 euro pagë minimale, por PDK-ja kërkon nivel më të lartë. Deputeti Rashit Qalaj e akuzoi Qeverinë se po i përjashton qëllimisht disa kategori nga ky projektligj, duke përmendur veteranët dhe të paralizuarit.

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …