PDK

PDK-ja formon shtabin zgjedhor të Degës në Paris

Dje, në një takim virtual të Departamentit për Diasporë në PDK me grupin e veprimtarëve dhe aktivistëve të PDK-së në Paris, është zyrtarizuar formimi i shtabit zgjedhor të PDK-së në këtë degë. Shef i shtabit të Degës në Paris me 51 anëtarë u zgjodh Naim Krasniqi, atdhetar dhe veprimtar i çështjes kombëtare, i cili ndihmoi luftën e UÇK-së për liri.

Krasniqi ka thënë se veprimtaria politike dhe atdhetare për lirinë dhe shtetin e Kosovës si dhe angazhimi për Partinë Demokratike të Kosovës, për të janë të pandashme nga njëra-tjetra. “Duke e parë se liria dhe shteti ynë po cenohen, na ka motivuar që të bashkohemi dhe të punojmë edhe më shumë për fitoren e PDK-së, pasi që kjo parti është themeltare në lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.”, ka thënë ai. Ndërsa, anëtari i Departamentit për Diasporë në PDK, Bahri Bivolaku ka theksuar se fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje e rikonfirmon mbështetjen e diasporës për liderët e UÇK-së dhe të PDK-së.

 “Fitorja e PDK-së në këto zgjedhje, përçon dy mesazhe, njëri i drejtohet të majtës ekstreme në Kosovë dhe jashtë saj, dhe tregon se PDK-ja po rikthehet fuqishëm si lidere në vend. Mesazhi i dytë tregon se fitorja e PDK-së e rikonfirmon mbështetjen popullore si përbrenda, ashtu edhe në diasporë, për themeluesit e UÇK-së, të cilët padrejtësisht po mbahen të burgosur.”, ka thënë Bivolaku.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …