Dega e PDK-së në Prizren mbështet kandidatin e vet, Nezir Çoçaj në këto ditë, kur po bëhet përpjekje të njolloset figura e tij

Dega e PDK-së në Prizren mbështet kandidatin e vet, Nezir Çoçaj në këto ditë, kur po bëhet përpjekje të njolloset figura e tij

Si e gjithë UÇK-ja që është në shënjestër të orkestrimeve, këto ditë po sfidohet edhe PDK-ja, përkatësisht kandidati i kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit. Andaj, mbështetur në situatën, Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren mbështet fuqimisht kandidatin e saj z. Nezir Çoçaj në këto ditë, kur po tentohet që të njolloset figura e tij. Partia  Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren fuqishëm e mbështet kandidatin e saj  Nezir  Çoçaj.

Nezir Çoçaj, dje në luftë ishte luftëtar i dalluar i UÇK-së, pas luftës u angazhua në forcimin e shtetit, në institucionet e Republikës së Kosovës, duke e fituar dy herë besimin e popullit për deputet në Parlamentin e Kosovës. Dhe shpresojmë se edhe këtë herë do ta fitojë besimin e popullit për të qenë në vijën e parë për ta mbrojtur në mënyrë institucionale luftën e drejtë të UÇK-së dhe vlerat e luftës në përgjithësi.

Nezir Çoçaj, duke  qenë për shumë vite udhëheqës i Institutit Pedagogjik të Kosovës, ka kontribuar  shumë në fushën e arsimit, meqë edhe synimi i tij është për një arsimim të shëndoshë dhe gjithëpërfshirës. Ai ka ndihmuar shumë në jetësimin e kurikulës së re të arsimit, duke  qenë pjesë aktive  e hartimit  të kësaj kurikule me standarde  evropiane.

Sfidat për te dhe për PDK-në, nuk kanë qenë dhe nuk do të jenë asnjëherë pengesë për zbatimin e amanetit të dëshmorëve dhe heronjve te Kosovës, sepse siç ka theksuar edhe vet Nezir Çoçaj : “Posti im më i lartë që kam pasur në jetë ka qenë ai posti i SHENJTË – USHTAR i UÇK-së” – andaj edhe këtë sfidë do ta përballojë PDK-ja, duke dalë faqebardhë dhe duke e dëshmuar fuqishëm pafajësinë e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …