PDK-ja ka përkujtuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, lidhur me validitetin shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar sot vendimin historik të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë, i cili më 22 korrik të vitit 2010 konstatoi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të Drejtën Ndërkombëtare. Ky vendim e vulosi përfundimisht të drejtën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Shpallja e pavarësisë si suksesi më i madh historik i popullit dhe shtetit tonë, pasqyron vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim e shtetndërtim të një lidershipi vizionar, në koordinim me aleatët ndërkombëtarë, me angazhim e përkushtim për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt për secilin qytetar”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Skandal i rëndë në energji: Dyshime për manipulim masiv me njehsorë, qytetarët paguajnë miliona më shumë

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ngritur alarmin për një skandal serioz në …