Brickos

PDK

PDK Lipjan: Qeverisjeve me cilësi zero të punimeve duhet të ju vëhet pikë. Kërkojmë hetime në ndërtimin e stadiumin e Dobrajës së Madhe 

Lipjan, 2 shkurt – Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Lipjan, duke parë gjendjen e rënduar në të cilen ndodhet stadiumi në Dobrajë të Madhe, dhe pas arrestimit të zyrtarëve të Komunës së Lipjanit që po hetohen për dëmtim të buxhetit komunal përmes pranimit të punimeve në stadiumin e Magurës, kërkon të zbardhet edhe rasti i ndërtimit të studiumit në Dobrajë të Madhe.

Shumë gjatë e kemi pritur finalizimin e projektit të stadiumit të futbollit por deri më tani punimet po zvarriten. Ndërkohë, kjo çështje ka ndikuar direkt edhe në rezultatin e klubit “Arbëria” i cili para disa kohësh ka rënë nga superliga. E, krejt kjo si pasojë e mungesës së stadiumit për stërvitje dhe aktivitete të tjera.

Tani e disa vite stadiumi e futbollit në Dobrajë të Madhe është ende jofunksional, madje si stadiumi në Magurë që shihet si projekt i dështuar, ndërsa ai në Dobrajë të Madhe ende larg për tu bë funksional përshkakë dështimeve në zbatim të projektit, janë ndar mjetet financiare prej 680.000 (gjashtëqind e tetëdhjetë mijë euro), dyshohet se janë keqmenaxhuar e keqpërdorë dhe qeverisja komunale që po i dëmton rëndë sportistët dhe buxhetin e komunës.

Për këto dështime përgjegjësinë penale duhet të bartë udhëheqja komunës së Lipjanit, në krye me Imri Ahmetin. Kohë më parë, ne në vazhdimësi kemi bërë thirrje që hetuesit e Krimeve Ekonomike të hetojnë Komunën e Lipjanit, duke nisur se gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm alarmonin për shumë parregullësi në këtë komunë, si: zhvillim të procedurave të prokurimit jashtë planifikimit, dobësi gjatë zhvillimit të procedurave të prokurimit, vonesa në realizimin e punimeve.

Po ashtu ne kemi publikuar edhe shumë rastet të dyshimeve për keqpërdorime të qeverisjes së Imri Ahmetit, diskriminimi në sistemin arsimor, kurdisja e konkurseve, kurdisja e tenderëve me kompanitë, dhënia e tenderëve mbi baza familjare, keqpërdorimin e subvencioneve, arrestimin e anëtarit të kryesisë së LDK-së në Lipjan për keqpërdorimin e detyrës zyrtare, keqpërdorimin e subvencioneve, dhe marrje ryshfeti.

Për të gjitha këto keqpërdorime, fajtor kryesor është organi udhëheqës nga komuna, e cili i pranon punë si të përfunduara në mënyrë të rregullt, ku realisht këto punë nuk e kanë asnjë cilësi. Shqetësimet tona për stadiumin që janë dhënë disa tendere dhe prapë gjendja e tij është e mjerueshme dhe ende vazhdojnë të zhagiten punimet, ku qellimi i ekzekutivit të Lipjanit u arrit, me rënien e KF Arbërisë nga superliga.

Ekzekutivi i komunës së Lipjanit si prioritet i ka interesat e veta politike dhe jo interesat e qytetarëve. Ky ekzekutiv i komunës nuk i përjeton ndjenjat e tifozëve të klubeve.

Ne nuk do të ndalemi së denoncuari çdo shkelje të bërë nga ekzekutivi i Komunës së Lipjanit, sa herë që kemi fakte dhe dëshmi. Do t’ua rikujtojmë ato në vazhdimësi qytetarëve dhe organeve të rendit, derisa drejtësia të vihet në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …