Objekti i Lidhjes

PDK në Prizren: Reagim lidhur me shënimin e zbehtë të përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

 Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, reagon ndaj mënyrës së zbehtë të shënimit të përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, aq më tepër tashmë kur pushtetin lokal e ka Lëvizja Vetëvendosja,  e cila sa ishte në opozitë ka kritikuar vazhdimisht e madje edhe ka protestuar , para selisë së Kuvendit të Komunës,  me moton “Lidhja është gjallë”. Kjo po ndodh në kohën kur opinioni ka pritur shumë nga premtimet e bëra, por për dallim nga shumë përvjetorë tjerë, sivjet nuk është mbajtur as një Akademi Solemne kushtuar kësaj ngjarje, siç ka qenë traditë, në mjedise të Kompleksit të LSHP-së në Prizren. Shënimi në këtë formë  i 141-vjetorit të njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme të Historisë Kombëtare, vetëm me disa aktivitete simbolike, konsiderojmë se është fyese për Prizrenin, që tashmë edhe në saje të LSHP-së është shpallur Kryeqytet Historik.

Veprimet kësisoj të këtij pushteti janë dëshmia më e mirë para qytetarëve për paaftësinë e tyre për menaxhim të ekzekutivit komunal, të cilin e udhëheq Vetëvendosje,  e cila sa ishte në opozitë kritikonte për ndryshimin e logos së komunës, kur dihej se kjo ishte imponuar nga faktori ndërkombëtar dhe Gjykata Kushtetuese, ndërsa tash kur është në pushtet,  punon pikërisht me logon që kundërshtonte,  pa vitin 1878, që simbolizon kohën e mbajtjes së LSHP-së. Po ashtu i’a kujtojmë opinionit, se pikërisht në përvjetorin e LSHP-së, në vitin 2010, Vetëvendosje pat bërë një demonstratë duke lyer me ngjyrë të kuqe, hyrjen para dyerve të selisë së objektit të njohur si “Shtëpia e Bardhë”, siç kishin thënë për të kujtuar gjoja shkeljen e gjakut të dëshmorëve. A është kjo një absurditet, që tregon vetëm përpjekjet për marrjen e pushtetit, përmes premtimeve, të cilat qytetarët po i shohin se janë boshe, tashmë kur ju drejtoni pushtetin lokal.

Konsiderojmë si të papranueshme përpjekjet e zyrtarëve lokal për arsyetimet e tyre, kur thonë se reduktimi i aktiviteteve ka ardhur si pasojë e anulimit të prokurimit për organizimin e manifestimeve për nder të festave të qershorit. A është serioze kjo kur, qe 141 vjet dihet se 10 Qershori është përvjetori i LSHP-së, ndërsa qe dy dekada 12 Qershori-Dita e Çlirimit të Prizrenit. Në këtë rast nuk është dashur kurrfarë mjetesh për ta mbajtur një Akademi Solemne.

Habitemi kësaj radhe, se si pushtetarët lokal dhe kryetari Haskuka nuk e fajësuan ish-pushtetin edhe për këtë anulim të tenderit, duke i kaluar zbehtë datat më të rëndësishme Kombëtare dhe të Qytetit të Prizrenit.

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …