Partia Demokratike e Kosovës sot e zgjedh kryetarin dhe strukturat e reja drejtuese të partis

PDK të dielën e mban Konventën e nëntë zgjedhore, në të cilën i zgjedhën organet e reja drejtuese të partisë

Partia Demokratike e Kosovës të dielën, më 16 qershor do ta mbajë Konventën e nëntë zgjedhore, në të cilën pritet të zgjedhën organet e reja drejtuese të kësaj partie. Punimet e kësaj konvente pritet të fillojnë në orën 9:00. Në këtë konventë, pritet të zgjedhet Këshilli Drejtues i PDK-së, si dhe kryetari i partisë. Deri më tash kandidaturën për kryetar të PDK-së e ka shpallur vetëm kryetari aktual, Kadri Veseli. Ndërsa, më 17 qershor PDK-ja do të mbajë Konventën solemne në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Kjo konventë do të mbahet në orën 18:30.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi: Mbrojtja e Kushtetutës është obligim i të gjithëve, Kosova nuk është pronë e LVV-së

Zyrtari i opozitës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke …