KMDLNj kërkon që të zgjerohen kompetencat e Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë

Pensionistët kërkojnë nga Prokuroria Speciale të mendojë për 1.300 fëmijë shqiptarë të vrarë dhe mbi 1.600 të zhdukur

Lidhja e Pensionisteve të Kosovës kanë reaguar kundër propozim-aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj kryetarit Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Përmes një komunikatë për medie, LPK-ja e konsideron se propozim-aktakuza është një akt nënligjor, diskriminues, kundër Kushtetues me pretendim qëllim keq kundër UÇK-së dhe institucioneve të Kosovës. Ata pretendimet e Prokurorisë Speciale në Hagë i cilësojnë të pabaza dhe inskenuara. “Zotëri prokuror mendoni për vrasjen e 1.300 fëmijëve të moshës prej 6 deri më 12 vjet, mendoni në 1.600 viktimat të cilat janë të pagjetur në varrezat serbe dhe mendoni për 20 mijë femrat e dhunuara, kjo është fotoja e Serbisë, por duhet të jetë edhe fotoja e drejtësisë”, thuhet në reagimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …