Artan Grubi: Fituam sepse kandidatët tanë kishin programe të jashtëzakonshme për çdo komunë

Për hir të BE-së, Ali Ahmeti, heq dorë nga premtimet për kryeministër dhe bashkohet me opozitën sllavo-maqedonase

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi në një intervistë për T7, tha se vendimi i BDI-së për dorëheqje  nga Qeveria ka ardhur në të mirë të integrimeve të shtetit tonë në Bashkimin Evropian. Grubi tha se me këtë vendim, BDI-ja i ka hapur rrugë opozitës maqedonase që të votojë për ndryshimet kushtetuese. Tutje ai tha se BDI-ja me këtë vendim njëherazi ka hequr dorë edhe nga premtimi për kryeministrin e parë shqiptar, që u premtua në zgjedhjet e fundit, në të mirë të qytetarëve, pra për hatër të integrimeve në BE. Në qoftë se ne shkojmë në opozitë, me ç’ rast, opozita do i kishte votuar ndryshimet kushtetuese, pasi që nevojiten 2/3 në Kuvend, ne kemi thënë që për të ardhmen e vendit tonë, jemi të gatshëm të heqim  dorë edhe nga qeveria e përkohshme, edhe nga kryeministri shqiptar, edhe nga mandatet tona. Çdo gjë që është marrëveshje politike e koalicionit, ne heqim dorë vetëm me kusht që opozita maqedonase ti votojë ndryshimet kushtetuese” tha Grubi. Shumë vjet më parë duke folur për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, Ali Ahmeti ka thënë se nuk do të pranonte, një akt të tillë, pasi sipas tij  do të prisheshin katër shtetet fqinje, Greqia, Maqedonia, Serbia  e Mali i Zi, pa sqaruar se katër këto shtete  pushtuese. kanë zaptuar trojet shqiptare me ndihmën e Evropës e të Rusisë.  Madje po të mos kishte qenë Amerika dhe kryetari i asaj kohe, W. Vilson,  Serbia dhe Greqia ishin marrë vesh ta zhbënin fare Shqipërinë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano

BE-ja kërkon pajtueshmëri të Projekt-Statutit të Asociacionit me Marrëveshjet e Brukselit

Qeveria e Kosovës njoftoi se deri në fund të muajit do të përgatis vetë Statutin …