Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, tha për Anadolu se votimi në Kosovë u zhvillua më 6 dhe 7 maj

Sabri Angili: Kosova ka bërë përparim të dukshëm, por shkalla e lartë e papunësisë, ikja nga vendi mbesin probleme të rënda

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ka folur për marrëdhëniet Turqi –Kosovë, investimet turke në vendin tonë si dhe rolin e kryetarit turk, Erdogan në dialogun Kosovë – Serbi. Diplomati turk që në Kosovë është që pesë muaj thotë se Turqia do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm i Kosovës. Diplomati turk ka folur edhe për dronët Bayraktar, të blerë së fundmi nga Turqia si dhe për ushtarët e KFOR-it në kuadër të misionit të NATO-s. Kosova gjithmonë më mban të zënë por nuk ankohem. Sepse për ne paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në Ballkan është shumë i rëndësishëm dhe Kosova ka një vend qendror në këtë aspekt. Turqia është një vend Ballkanik dhe ne kemi lidhje të forta mes njerëzve me Kosovën dhe kombet e tjera ballkanike. Prandaj, çfarëdo që të ndodhë në Kosovë dhe në vendet e tjera të Ballkanit ndihet thellë në zemrën e popullit turk. Besoj se që nga viti 2008, në 15 vjet si shtet i pavarur, vendi ka bërë përparim të dukshëm në shumë fusha. Kosova ka një ekonomi tregu funksionale me një sektor privat dinamik. Institucionet shtetërore po përmirësojnë kapacitetet e tyre. Megjithatë, shkalla e lartë e papunësisë sidomos tek të rinjtë, ikja, progresi i kufizuar në investimet në infrastrukturë, veçanërisht në sektorin e energjisë janë sfida të rëndësishme. Jam i bindur se Kosova do të bëjë përparim në këto fusha. Turqia do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Konfirmohet zyrtarisht se Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Kosova nuk do të jetë në agjendën e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillin …