Administrata Tatimore e Kosovës

Për shkak të pandemisë se koronavirusit ATK gjatë vitit 2020 ka shënuar rënie të të hyrave prej 78 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës gjatë vitit 2020 ka shënuar rënie të të hyrave për shkak të pandemisë Covid-19. Gjatë shpalosjes së raportit vjetor, zëvendës drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ekrem Hysenaj theksoi se 491.8 milionë euro ka qenë planifikimi i të hyrave për vitin 2020, ndërsa janë inkasuar 467 milionë ose 78 milionë euro më pak të hyra në krahasim me vitin 2019. “Kjo rënie prej 14 përqind ka qenë, marrë parasysh pandeminë Covid-19. Ndërsa, rënia e qarkullimit të bizneseve është rreth 1.2 miliard euro në vitin 2020”, tha ai. Sipas Hysenajt, nuk ka rënie të punësimit më 2020 më shumë se në vitin 2019, dhe as nuk ka rritje të punësimit. “Kjo rënie e punësimit nuk është theksuar për shkak edhe të vendimeve të qeverisë për mbështetje të bizneseve dhe punëtorëve”, tha ai. Në vitin që lamë pas sektorët më të prekur nga pandemia ishin, ai i argëtimit dhe rekreacionit me një rënie prej 66 përqind, sektori i patundshmërisë me 27.9 përqind, sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me një rënie prej 37.9 përqind.

Kontrolloni gjithashtu

Në Rripin e Gazës, Izraeli ka vrarë, 33. 797 palestinezë kryesisht gra dhe fëmijë, 76. 465 të plagosur që nga 7 tetori 2023

Të paktën 68 palestinezë të tjerë janë vrarë dhe 94 të tjerë janë plagosur gjatë …