William Walker

Për tensionet në Veriun e Kosovës fajtori kryesor është Serbia, thotë ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker  thotë se për tensionet në veriun e Kosovës fajtori kryesor është shteti serb. Sipas tij, serbet lokal gabuan që nuk e shfrytëzuan të drejtën e votës dhe kësisoj dëgjuan urdhrat që u erdhën nga Beogradi. Pyetja ime është pse serbët nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale në katër komunat veriore? Pse ata po vazhdojnë të marrin urdhra nga Beogradi? E kuptoj që pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte shumë e ulët, por ata kryetarë erdhën përmes votës andaj ata duhet ta ushtrojnë detyrën në objektet e komunës. Siç mund ta shihni tani komuniteti ndërkombëtar po kërkon zgjedhje reja në katër komunat veriore dhe kjo realisht pritet të ndodhë, por për mendimin tim,  Beogradi bart përgjegjësinë kryesore për këto tensione të krijuara në veri të Kosovës, tha Viliam Voker.

Kontrolloni gjithashtu

Afati 34-ditor nën presion: Kuvendi rrezikon të humbasë mbi 100 milionë euro nga vonesat

Pas një pauze dyjavore, deputetët rikthehen në Kuvend me një kalendar të ngjeshur dhe një …