Josep Borrell: Marrëveshja finale me Serbinë do të zgjidhte përfaqësimin ligjor të Kosovës në nisma rajonale

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell në fund të kësaj jave do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në fund të javës, konfirmoi zëdhënësi i tij, Peter Stano. Stano tha se Borrell së pari do të shkojë në Prishtinë e pastaj në Beograd dhe se do të bëjë përpjekje për vazhdimin e dialogut midis dy vendeve. Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, kur Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia. Të hënën, Borrell qëndroi në Berlin, ku zhvilloi takime me zyrtarë të lartë gjermanë. Në BE, megjithatë, thanë se ai nuk planifikoi ndonjë takim me ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili është duke punuar si i dërguar i posaçëm i kryetarit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Sergio Mattarella uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë duke theksuar përkushtimin për stabilitetin e integrimin evropian

Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Italisë, Sergjo Mattarella, …