Përkujtohen dëshmorët Jetullah Islami, Eset Berisha, Ekrem Bajrami dhe Faton Shabani

Përkujtohen dëshmorët Jetullah Islami, Eset Berisha, Ekrem Bajrami dhe Faton Shabani

17  vite më parë, më 2 qershor  të vitit 1999 në altarin e lirisë ranë edhe katër dëshmor të UÇK-së të ZOLL. Kështu në fshatin Dyz në dyluftim me armikun ranë dëshmorët:  Jetullah  Islami dhe Eset Berisha ,ndërsa po në të njëjtin fshat në një zonë të minuar bien:  Ekrem Bajrami dhe Faton Shabani. Edhe në  këtë përvjetor dëshmorët do të përkujtohen përpos nga familjarët edhe nga bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët ,përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së si dhe liridashës tjerë. Pranë lapidarit të dëshmorëve Jetullah Islami dhe Eset Berisha në Dyz dhe pranë lapidarit ë dëshmorëve Erem Bajrami dhe Faton Shabani në Gërdoc si dhe te vendet e rënies do të bëhen homazhe dhe do të vendosen kurora lulesh si dhe do të evokohen kujtime për jetën dhe veprën e lavdishme të tyre.(M.K.)

Kontrolloni gjithashtu

Haga heq kufizimet për disa vizitorë të Hashim Thaçit, ndalesa vazhdon për katër të tjerë

Gjyqtari Christopher Gosnell ka marrë më 21 shtator vendim për ndryshimin e kufizimeve lidhur me …