Përmbyllet me sukses vizita zyrtare e KOMFSK-së në Gardën Kombëtare të Ajovës

Ka përfunduar me sukses vizita zyrtare e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (KOMFSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Gardën Kombëtare të Ajovës, e realizuar gjatë kësaj jave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite, KOMFSK dhe delegacioni shoqërues zhvilluan takime të rëndësishme pune, ku u rikonfirmua partneriteti strategjik ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Iowa National Guard, si dhe u theksua mbështetja e vazhdueshme amerikane për zhvillimin, ngritjen e kapaciteteve dhe profesionalizimin e FSK-së. Vizita shërbeu si një dëshmi e bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe e përkushtimit të përbashkët për avancimin e sigurisë, trajnimit dhe ndërveprueshmërisë, në funksion të paqes dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Muja i drejtohet Hagës: “Nëse keni fakte, më arrestoni – nuk kam për çfarë të kem frikë”

Ish-deputeti i PDK-së, Dr. Shaip Muja, i është drejtuar me një letër Dhomave të Specializuara …