Përmbytje të mëdha rrezikojnë të përfshijnë Kosovën dhe Shqipërinë gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme

Përmbytje të mëdha rrezikojnë të përfshijnë Kosovën dhe Shqipërinë gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme

Përmbytje të mëdha rrezikojnë të prekin vendin tonë gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme. Alarmi është dhënë nga media gjermane “Focus.de”, e cila parashikon që reshjet e shiut të kapin shifra rekord, deri në 300 litra shi për metër katror në 24 orë. Përmbytjet pritet të përfshijnë të gjithë Mesdheun, por kryesisht në Shqipërinë Jugore dhe Greqinë Veriore, zona të cilat do të përballen me reshje më të dendura. Sipas medias gjermane, shiu do të shkaktojë përmbytje ekstreme dhe rrëshqitje dheu, ndërsa alarmi ngrihet edhe për tornado që pritet të aktivizohen pranë bregdetit. Por jo vetëm Shqipëria dhe Greqia do të preken nga shiu. Bregdeti italian i Adriatikut, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe pjesë të Rumanisë gjithashtu do të kenë mot me reshje të dendura.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …