Përparim Gruda: Shfrytëzoi afatet kushtetuese dhe po e çon vendin drejt krizës zgjedhore

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për keq menaxhim të kohës dhe mungesë vullneti për zgjidhje institucionale. Sipas Grudës, deklarimet e Kurtit se nuk dëshiron zgjedhje të reja bien ndesh me veprimet konkrete, pasi siç nuk është shfrytëzuar si duhet as afati shtesë prej 34 ditësh i dhënë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Ai ka theksuar se një pjesë e konsiderueshme e kësaj kohe është shpenzuar në vizita jashtë vendit, të cilat i cilëson si të pafrytshme, ndërsa pjesa tjetër – sipas tij – ka kaluar pa ndonjë përpjekje serioze për të arritur konsensus politik. Gruda gjithashtu ka kritikuar qasjen e Kurtit në dy raundet e procesit për zgjedhjen e presidentit, duke i cilësuar veprimet si destruktive dhe penguese për stabilitetin institucional. Në fund, ai ka vlerësuar se vendi po shtyhet drejt zgjedhjeve të reja për arsye politike dhe personale, duke shtuar se qytetarët do të japin verdiktin e tyre për këtë situatë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …