Përparim Kryeziu

Përparim Kryeziu: Shpenzimet e udhëtimit dhe të qëndrimit për Kurtin e bashkëshorten e tij mbulohen nga Greqia

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka arsyetuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Greqi, duke thënë se po merr pjesë në dy konferenca të rëndësishme, pavarësisht në Deçan janë helmuar mbi një mijë e pesëqind qytetarë. Ai ka shkruar se gjatë qëndrimit në dy konferenca atje, kryeministri Kurti zhvilloi takime të shumta me përfaqësues të lartë qeveritarë dhe politikë por edhe bashkëshortja e kryeministrit e cila merr pjesë në njërin nga panelet e simpoziumit. Shpenzimet e udhëtimit dhe të akomodimit për Albin Kurtin mbulohen nga organizatori. Kohë më parë më 9 korrik, Kurti ishte pjesëmarrës në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga “The Economist” dhe Qeveria e Greqisë. Tani ai po merr pjesë në Simpoziumin SYMI.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …