Përparim Rama: Është krejt e palogjikshme, që Qeveria t’ua marrë paratë komunave, derisa nuk i shpenzon paratë e veta

Me Projekt-buxhetin për vitin 2023, Qeveria ka paraparë që të hyrat vetanake të mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, të bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar. Kundër paragrafit që parasheh këtë, ka dalë sot Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Ai  ka folur lidhur me Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2023, në një paragraf të së cilit parashihet që të hyrat e  komunave mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe të pashpenzuara, të bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin bankar. Bëhet fjalë për rreth 38 milionë euro, të hyra vetanake të mbledhura nga qytetarët e Prishtinës. Bilancet e pashpenzuara të të hyrave vetanake të komunave nga viti fiskal 2022, të depozituara në Fondin e Kosovës dhe të regjistruara në SIMFK si ndarje buxhetore për një komunë, ndahen për vitin fiskal 2023 sipas autorizimeve të LMFPP-së, duke ruajtur strukturën e shpenzimeve dhe aprovuar me vendim të Kuvendit të Komunës. Te gjitha te hyrat te mbledhura para vitit fiskal 2022 dhe te pashpenzuara, bëhen pjesë e Fondit të Kosovës në bilancin banker”, thuhet në paragrafin 6, të Nenit 9. Rama ka kërkuar që të fshihet fjalia e fundit e këtij paragrafi, duke shtuar se të hyrat vetanake të Prishtinës, i takojnë vetëm Prishtinës! Sipas Ramës, miratimi i këtij projektligji në këtë formë, do të paraqesë edhe shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …