Përparim Rama ndërpret marrëveshjen me BIRN-in për Grand Hotelin: Nuk mund të ketë privilegje pa transparencë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se Komuna e Prishtinës ka ndërprerë marrëveshjen me BIRN Kosovën për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand Hotel, duke e lidhur këtë vendim me, sipas tij, mungesën e përgjigjeve lidhur me profilin në rrjetet sociale “Lule Gjeli”. Përmes një reagimi publik, Rama tha se BIRN nuk iu është përgjigjur pyetjeve të tij lidhur me këtë çështje, ndërsa kritikoi deklaratat se identiteti i personit pas profilit dihet, por nuk bëhet publik. “Deklarata se ‘e dimë kush është, por nuk e tregojmë’ është pikërisht ajo që e bën situatën edhe më shqetësuese. Nëse identiteti dihet, atëherë shtrohet një pyetje e thjeshtë: kënd po e mbroni? Përderisa këto pyetje mbesin pa përgjigje, si Kryeqytet nuk mund të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Prandaj, sot ju kemi dërguar njoftimin zyrtar për ndërprerjen e marrëveshjes për shfrytëzimin e hapësirës publike në Grand”, ka deklaruar Rama.  “Nuk mund të lejojmë që hapësirat publike, të cilat janë pronë e qytetarëve të Prishtinës, të shfrytëzohen nga organizata që, me veprimet e tyre, cenojnë interesin e qytetarëve dhe refuzojnë transparencën për çështje që lidhen drejtpërdrejt me besimin e publikut”, ka theksuar ai. Vendimi vjen në mes të debatit publik rreth profilit “Lule Gjeli”, çështje për të cilën janë bërë akuza dhe kundërakuza në skenën politike, ndërsa autoritetet e drejtësisë kanë njoftuar se kanë nisur veprimet e tyre lidhur me rastin.

Kontrolloni gjithashtu

AAK i vendos kushte Kurtit: Pa përmbushjen e gjashtë kërkesave nuk ka votë për kryeparlamentarin dhe presidentin

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi, ka deklaruar se shtatë …