Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbështetur nismën qytetare të IKD-së për ndryshimin e Kodit Penal, duke kërkuar më shumë përgjegjësi për keqpërdorimin e parasë publike. Rama, i cili e ka nënshkruar edhe peticionin, tha se respektimi i ligjit dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese duhet të jetë detyrim për të gjithë. Ai kritikoi veçanërisht përdorimin e fondeve publike për interesa partiake, duke kërkuar që personat përgjegjës të përballen me drejtësinë. “Kush i ka keqpërdorur fondet publike për nevojat e veta partiake, duhet të përgjigjet para drejtësisë”, tha Rama. Sipas tij, nisma për ndryshimin e Kodit Penal përfaqëson një formë të qytetarizmit aktiv dhe mund të kontribuojë në forcimin e llogaridhënies institucionale. Rama u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen nismës, duke shpresuar që të mblidhen mbi 10 mijë nënshkrime për të vazhduar procedurat e mëtejshme.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
