Përshkallëzimi i tensionit greko-turk hyn në një faze të re pasi anija turke, “Oruç Reis” ka hyrë në territorin grek

Përshkallëzimi i tensionit greko-turk hyn në një faze të re pasi anija turke, “Oruç Reis” ka hyrë në territorin grek

Përshkallëzimi i tensionit greko-turk hyn në një faze të re pasi pasditen e së hënës, anija sizmografike turke “Oruç Reis” ka hyrë në skajin lindor të raftit kontinental grek duke ardhur nga rafti kontinental qipriot. Sipas mediave greke ajo shoqërohet me katër anije luftarake turke. Përballë saj kanë shkuar menjëherë tre luftanije greke ,ndërsa një pjesë tjetër e Flotës detare të Greqisë është përhapur në këtë rajon detar. Vihet re se transmetuesi i anijes sizmografike turke vazhdon të jetë i mbyllur që 24 orë më parë , siç është regjistruar në sistemin e zbulimit “marinetraffic”. Theksohet se vërtetë që anija turke “Oruç Reis” ka hedhur në det kabllot përkatese të kërkimeve ,por ky kërkim në këto kushte kur ajo është e rrethuar me disa anije luftarake nuk mund të kryhet për shkak të zhurmës. Gjithashtu burime nga ministria e Mbrojtjes së Greqisë bëjnë me dije se anijet  e Flotes Detare greke që ndjekin nga afer këtë zhvillim u bëjnë thirrje çdo 15 minuta anijeve turke duke u kërkuar të largohen, duke u shpjeguar se ndodhen ne territorin grek.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …