Brickos

“Personaliteti ynë” vepër me vlerë e autorit, Ibush Reçica

Ibush Reçica në veprën: “Personaliteti ynë” ka marrë në shqyrtim çështje meditative, filozofike, psikologjike, morale e të tjera, që kanë të bëjnë me ekzistencën e njeriut dhe shoqërisë njerëzore në përgjithësi. Duke shfrytëzuar një literaturë të begatshme të autorëve të njohur botërorë si Frojd, Shopenhauer, Çopra si dhe aforizma të dijetarëve të ndryshëm, ai ka arritur të skicojë drejtë anët e karakterit  dhe temperamentit të njeriut, të personalitetit, të cilat përveç specifikave individuale mbartin me vete edhe vija të veçanta e të përgjithshme  të qenies njerëzore. Në këtë vepër autori ka trajtuar virtytet dhe veset e njeriut, egon e tij psikofizike, luftën e së mirës kundër të keqes, që janë tema universale, të cilat janë trajtuar nga shumë filozofë, psikologë e shkencëtarë të mbarë botës.

         Ai flet për  ambiciet, besën, besimin, brengën, dashurinë, diturinë, dhembjen, durimin, frikën, gëzimin, hakmarrjen, hidhërimin, interesin, mërinë, lakminë, urrejtjen, trimërinë, tradhtinë dhe shumë e shumë veti e vese të njeriut dhe të njerëzve në përgjithësi. Nga kjo vepër mund të mësohet shumë….( Ahmet  Qeriqi ).

           “Analiza e përmbajtjes së veprës tregon për vlerën shkencore profesionale si tërësi, ashtu edhe pjesëve të veçanta të tij. Është evidente mbështetja e autorit në dijen bashkëkohore, psikologjike dhe kjo i plotëson kriteret e nevojshme shkencore. Vlera arsimore, edukative dhe vlera ideore e përmbajtjes së veprës, “Personaliteti ynë”, është e padyshimtë. Duke lexuar këtë vepër, do të mësojmë sesi t’ia shpjegojmë vetes ato kategori emocionale, të cilave u nënshtrohemi të gjithë dhe si të bëjmë përpjekje t’i kapërcejmë më lehtë, situatat të na mundojnë si: bezdia, frika, pikëllimi, hidhërimi etj… ( Recensuesi, prof. dr.  Salajdin Mehmeti).

Kontrolloni gjithashtu

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Doli nga shtypi Libri: “Analiza, kumtesa, poezi, politikë”, i autorit, Ismet Begolli

Libri i Ismet Begollit: Analiza,  kumtesa, poezi, politikë”, është një përmbledhje e veçantë krijuese, në …