Përurohet libri, “Miftar Hasani” i autorëve: Habib Zogaj e Ahmet Rexha

Libri: “Miftar Hasani“, i autorëve, Habib Zogaj dhe Ahmet Rexha, përurohet më 16 shtator, 2015, në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, “Pjetër Bogdani”, në Prishtinë, duke filluar në orën 12.oo.

Edhe pse në mungesë të dokumenteve shkrimore, arkivore, etj, autorët: Zogaj e Rexha kanë arritur ta ndriçojnë figurën e shqiptarit, Miftar Hasani, i cili pësoi tragjikisht në armatën okupatore të ish-Jugosllavisë monarkiste, ashtu sikur kishin pësuar  edhe shumë shqiptarë të tjerë, të cilët regjimi jo vetëm që nuk i kursente, por përdorte çdo mjet e metodë për t’i zhdukur dhe për t’ ua nxirë jetën.

Edhe në botimin e dytë, sado të plotësuar, rrëfimi për Miftar Hasanin ka mbetur në korniza të mbamendjes së të afërmve dhe vargjeve që kanë thurë rapsodët popullorë, sidomos në trevën e Llapushës.  Libri ka 120 faqe dhe është i pajisur me teknikë DVD edhe me një film dokumentar.

Kontrolloni gjithashtu

Veterani i arsimit dhe i luftës së UÇK-së, Ramadan Rizani, nxori në dritë dy përmbledhje poetike: “Mos mi hap plagët e reja” dhe “Ç’faj kam unë”

Pas botimit të librit publicistik, “Krojmiri, strehë për mijëra të zhvendosur gjatë luftës”, në vitin …