Petar Petkoviq: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një gjest armiqësor kundër Serbisë

Shefi i Zyrës së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, ka deklaruar  se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një gjest armiqësor kundër Serbisë, duke shtuar se Beogradi nuk do të ndalet së kundërshtuari këtë anëtarësim  politikisht dhe në mënyrë procedurale”. Përmes një njoftimi Petkoviq tha se ka një dëshirë për nxitim për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës, për shkak të, disa interesave gjeostrategjike që kanë pak të bëjnë qoftë me Beogradin apo Prishtinën. Por, ata që vendosin për këtë le të mendojnë me kujdes nëse anëtarësimi eventual i Prishtinës në Këshillin e Evropës do të kontribuojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në kontinentin tonë, apo nëse do të kishte efektin e kundërt”, tha Petkoviq. Serbia i bën thirrje partnerëve të saj në Këshillin e Evropës “të kenë parasysh se një rezultat i tillë do të ishte precedent që do të shkatërronte vetë parimet fundamentale të kësaj organizate” kur vendosin që të përfshijnë edhe Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …