Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

Peter Stano: Propozimi i Brukselit për Asociacionin nuk është bërë publik pasi, përpjekjet diplomatike janë në vazhdim

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se propozimi i Brukselit për Asociacionin nuk është bërë publik pasi, përpjekjet diplomatike janë në vazhdim.  Ne kurrë nuk i zbulojmë dokumentet zyrtare publikisht dhe as nuk marrim pjesë në shkëmbime publike për to, ndërkohë që ato diskutohen. Në të njëjtën gjë e presin edhe nga partnerët, pasi sipas tij, është praktikë normale në ndërmjetësimin ndërkombëtar që procesi të zhvillohet në konfidencialitet. Lidhur me draft-statutin e Asociacionit të Komunave Serbe, mund të kujtojmë vetëm se një propozim i ri i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave iu paraqit partnerëve përkatës nga EUSR për dialogun e Beogradit në Prishtinë gjatë vizitës së tij në rajon në fund të muajit tetor. Më pas u diskutua me të dyja palët gjatë takimit të liderëve në margjinat e Këshillit Evropian, ka saktësuar Peter Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Janina Ymeri për Arben Vitinë: Si flen natën kur njerëzit kanë kancer, e ju rregulloni mindilin?

Deputetja Janina Ymeri i është drejtuar ministrit Arben Vitia me kritika për gjendjen në shëndetësi, …