Peter Stano

Peter Stano: Të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në dialogun mes Kosovës e Serbisë duhet të impelementohen

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka ripërsëritur sot se të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duhet të impelementohen, duke përfshirë edhe marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. I pyetur lidhur me deklaratën e kryeministrit Albin Kurti se nuk do të lejojë të formohet Asociacioni, Stano ka thënë se “BE-ja nuk i komenton deklaratat e të tjerëve” dhe se “është e qartë kur bëhet fjalë për zbatimin se çfarë është marrë vesh në dialog”.  “Duhet të bëjmë gjithçka që të zbatohet ajo çfarë është nënshkruar”, ka thënë Stano. Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se s’do të lejojë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe qoftë si kryeministër apo edhe në opozitë.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …