Brickos

Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Albin, reago dhe mos filozofo!

Të gjithë po e dimë se s’ka asnjë arsye, për ngritje të çmimeve të produkteve esenciale.

Reago, ndaj t’gjithë atyre tregtarëve të pandërgjegjshëm të cilët po e shfrytzojnë, këtë gjendje ankthi të qytetarëve të krijuar nga lufta Rusi – Ukrainë!

Republikës i duhet një ndërhyrje urgjente dhe pako financiare për qytetarët.

Albin mos harro, mbi 50% e votuesve i’u votuan!

Votuesit nuk filozofuan, ata i’u votuan që ju të punoni dhe gjendjen e përgjithshme, t’ndryshoni!

Fjalori i juaj Albin në këtë gjendje më shumë se të rënduar, psikike dhe ekonomike është injorues, ndaj t’gjithë qytetarëve, madje edhe ndaj atyre që s’ju votuan.

Metodat e juaja dhe çakejve për rreth jush, duke u brengosur dhe përpjekur kinse për krijimin e financimit të Sigurisë së Shtetit, janë vetëm arsyetim dhe tërheqje e vëmendjes kah lufta Rusi – Ukrainë, duke qenë në dijeni për ngritjen e çmimeve të produkteve esenciale në vend!

Krijimi i “Fondit të Sigurisë” ishte vetëm, përpjekje dhe arsyetim se ju e keni për qëllim, forcimin e Ushtrisë së Republikës.

Nëse, nuk është kështu!

Athua pse, tani në këtë kohë krijimi i “Fondit të Sigurisë”

Cila është arsyeja?

Nëse arsye e keni, luftën apo sulmet e ushtrisë ruse mbi Ukrainë, apo edhe ndonjë ndërhyrje të Serbisë në Veriun e Kosovës, atëher jeni më shumë se të vonuar dhe me të vërtet, jeni adoleshent në politikë dhe mediokër në praktik…..!!!!

Me deklarata boshe dhe me kopje të thënieve të filozofëve të huaj, gjendja ekonomike e qytetarëve s’ka për t’ u ndryshuar.

Vazhdimi i ngritjes së çmimeve, tregon qartazi se ju; as nuk dini dhe as nuk mundeni!

Reago dhe qytetarët NDIHMO…..

Gjendja është serioze Albin!

Qytetarët e shqetësuar po e rëndojnë edhe më shumë, gjendjen ekonomike, duke blerë produktet esenciale dhe duke krijuar stoqe në shtëpitë e tyre, nga ankthi i krijuar!

Albin, thuajse t’gjithë ata të cilët, juve i’u kanë votu, kanë fillu, stoqe me produkte esenciale në shtëpitë e tyre me kriju!

Jo shumë interesant, se jeni ju që dikur jeni deklaru, se mbi 45% e qytetarëve, janë të paarsimuar dhe sigurisht gjendja e tanishme është pasojë e atyre që fare nuk mendojnë dhe vetëm ANKTH, krijojnë.

Albin fillo, se me të vërtet është bërë vonë!

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …