leoni

Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Jemi lodhur nga kërkesat dhe mosveprimet

Nga Presidentja Osmani që kërkon drejtësi, pastaj Albini kërkesë, ministrja e Drejtësisë, zj. Haxhiu gjithashtu kërkesë dhe mos të flasim për ministrin e Punëve të Brendshme Sfeçlën, i cili asnjëher, asnjë fjali të vetme s‘mund t‘a thotë pa e lexuar, madje edhe leximin e bën me vështirësi!
Veproni ju lutem dhe mos u ankoni.
E filluat duke u ankuar, ç’farë kanë bërë të tjerët dhe tani me kërkesa, prisni dorëheqje!
Ju lutem, deri kur?…
Kur do filloni me veprime konkrete, kur do shohin apo dëgjojnë qytetarët për ndonjë veprim konkret, kundër vrasjeve, dhunimeve dhe ngjarjeve makabre të trishta, çnjerëzore?!
Para dy viteve jo më shumë, k‘ta plotë gojën e kanë pasur dhe janë shprehur, ç’doherë vetëm me një fjali të vetme dhe të „famshme“ tani më.
„Kllimi, kollupcioni, kapja e shtetit dhe nepotizmi“.
Ndërsa tani, ç’farë shohim dhe dëgjojmë?
Ankesa dhe kërkesa.
Veprime konkrete, s‘ka.
Pse të çuditemi kur Presidentja, duke e ditur dhe njohur fare mirë, kompetencat e postit të Presidentit/es, pavarësisht ka vazhduar me një fjali të vetme, vetëm për të ardhur në pushtet dhe…..
Asnjë ndryshim dhe asgjë as nga k‘ta, deri tash.
Deri kur?

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …