Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Kjo është Amerika!

Për ju, parashikues dhe zbulues të shumë marrëveshjeve të dëmshme, për dhe rreth Republikës së Kosovës.

Amerika dinë edhe kështu….

E fillon me Presidentin, z. Donald Trump dhe do e përfundoj, me Presidentin e ardhshëm z. Joseph Robinette Biden, marrëveshjen zyrtare në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë…!

Ne, si opinionistë duhet fillimisht ta dimë se në diplomaci, jo secila shkronjë gjatë bisedimeve duhet të bëhet publike, përndryshe,  nuk quhet diplomaci.

Të kritikojmë, zyrtarët shtetërorë amerikanë, duke e ditur fare mirë, se Republika e Kosovës është krijesë Amerikane thënë troç. Kësaj qasje, s’mund t’ i themi diplomaci.

Si duket është krijuar, ajo ndjenja që vetëm të kritikojmë dhe asgjë të mos veprojmë, të parashikojmë duke menduar se po zbulojmë dhe të analizojmë, pa e ditur se s’po veprojmë!

T’ia kthejmë shpinën mikut, s’ka qenë dhe nuk është në traditën tonë shqiptare!

Inteligjenti i zgjidhë problemet.

I menquri i shmang.

Budallai i krijon.

….. duhet të ketë një arsye, përse bota është e mbushur me probleme, thoshte, Albert Einstein

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Ali Ahmeti në Kërçovë: Fronti na bashkon për fitoren më të madhe në histori

Fronti Europian stacionin e radhës e ka pasur qytetin e Kërçovës, ku para një numri …