Petrit Dibrani

Petrit Dibrani: Mos, ngarendi o ju shqipfolës…..

Aktakuzat e ngritura nga Specialja, ndaj Presidentit të Republikës, z. Hashim Thaqi dhe ndaj Kryetarit të PDK-ës, z. Kadri Veseli, janë aktakuza të ngritura, jo vetëm ndaj dy personaliteteve të njohura, si bashkthemelues të UÇK-ës, ushtarëve të lirisë dhe bartësve të shumë proceseve në vend, po janë edhe aktakuza të ngritura ndaj Presidentit të shtetit.

Ju, shqipfolës të ngrefosur dhe kapardisur, mos duartrokisni, se po akuzohen dy: luftëtarë të lirisë dhe demokracisë!

Ju, shqipfolës kuptoni dhe mos vraponi, se po akuzohen dy: themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Ju, shqipfolës të dalldisur, mos nxitoni se po akuzohen dy: luftëtarë të lirisë, që e mbrojtën pragun e shtëpisë!

Ju, shqipfolës UÇK-ja, ka bërë luftë, të drejtë dhe të pastër, si rezultat i kësaj lufte ne, fituam lirinë dhe themeluam Republikën tonë të përbashkët Kosovë.

Mos harroni, dy të akuzuarit janë, shqiptarë….

Mos ngarendni, mos vraponi dhe nxitoni, s’e ju vota s’do fitoni…..

Askush, s’do mundet ta përdhos, luftën tonë çlirimtare për liri dhe demokraci!

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ishte dhe është populli shqiptarë!

Sakrifica e popullit shqiptarë, në përgjithësi dhe popullit shqiptarë të Kosovës, ne veqanti ishte sublime, për liri dhe demokraci Luftën çlirimtare, të shqiptarëve për liri dhe dinjitet njerëzor, s’do mundet kurrë-kurrë askush ta ndryshoj e aq më pakë ta përdhos.

Dëshmorët, invalidët dhe ushtarët e UÇK-ës, janë dhe do mbesin, krenaria jonë kombëtare shqiptare. Të bashkuar dhe me dinjitet, ta mbrojmë luftën tonë, çlirimtare, heroike të dinjëtetshme, për liri, demokraci dhe prosperitet!

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: UÇK është gjithçka për shqiptarët, jo asgjë sikur thua ti, ministre Janevska!

Deklaratat e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, janë fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë …