Pirro Prifti: Koncensionet e Bashës – koncensione anti-qytetare


Nuk është për t’u habitur kur sheh  se në fund të mandatit të një Kryebashkiaku, aq më tepër të një Kryetari Bashkie të Kryeqytetit, – propozon në Këshillin bashkiak të Tiranës një Koncension anti-qytetar për parkinget.


 


Më interesantja dhe më për të ardhur keq është se ky koncension që kërkoka edhe miratimin e maxhorancës bën fjalë për të dhënë me `qira` 35 vjet trotuaret e Tiranës. Trotuaret e Tiranës të cilat as diktatura komuniste nuk guxoi të vinte dorë mbi to kur vinte problemi i parkimit të makinave të pakta shtetërore apo i motorrave privatë apo dhe i biçikletave. Një nismë e tillë në fund të mandatit të Kryebashkiakut është jo vetëm anti-ligjore por dhe anti-qytetare sepse prek dhe direkt mirëqënien dhe të drejtat dhe liritë e individit në qytetin ku ai jeton.


 


Përse Kryebashkiaku hedh për miratim një project ligj për një koncensionn të tillë absurd?


 


-e propozon për të fituar vota  në zgjedhjet  e ardhshme bashkiake? Kurrsesi nuk mund të fitojë vota me ketë projekt anti-qytetar,


 


– e  propozon për miratim për të krijuar lehtësi në parkimet dhe për lehtësimin e lëvizjeve dhe qakullimit në qytet? Absolutisht jo , përkundrazi një idotësi e tillë bashkiake vetëm do të rëndonte qarkullimin edhe kështu të rënduar të automjeteve dhe të njerzve në Tiranë,


 


– e propozon për të pasuruar financiarisht bashkinë e Tranës e cila gjithë këto katër vite nuk ka bërë asgjë për qytetarët e saj? Absolutisht jo, dhe mendoj se kjo ide do të ishte mendimi i fundit i Kryetarit të Bashkisë tani në fund të mandatit që po e përfundon me turp.


 


Pra asnjë nga argumentet nuk qëndron, madje duke dëgjuar nën kryetarin e Bashkisë së Tiranës z. Eno Bozo i cili përpiqej të korrigjonte dicka nga pseudo argumentat për dhënien me koncension të parkingjeve duke u justifikuar se … nuk bëhet fjalë për parkingjet nëpër rrugicat e Tiranës… më shkoi në mëndje se:


 


– Kush janë këta njerëz të veshur me pushtetin e votës së popullit që përpiqen të përfitojnë sa mundin duke u përpjekur me të gjitha mënyrat për të zhvatur sa më shumë?


 


–Kush është ky Kryetar Bashkie i kryeqytetit i cili nuk ka bërë asgjë për këtë qytet  (përvecse ka mbushur me lokale qoftesh e  birre një pedonale e cila është ndërtuar për një funksion krejt tjetër përveç funksionit të mejhaneve) – merr guximin të sfidojë lirirë dhe të drejtat e qytetarëve të lëvizin lirisht në qytetin e tyre dhe të parkojnë makinat nga halli në trotuarin afër shtëpisë së tyre?


 


– A e din Kryetari i Bashkisë se nuk ka vënd në botë që të japi me koncension trotuaret duke privuar qytetarët e vet nga e drejta për të parkuar në kufijtë e pronës së vet e praktikisht buzë trotuarit.


 


Përveç këtij zullumi të fundit që do të u a lerë qytetarëve barrë, pasi ky Kryetar Bashkie do të iki, po ky Kryetar i  Bashkisë më të madhe të vëndit, ka bërë gjithashtu edhe veprime të tjera që privon qytetarët e këtij qyteti nga e drejta e parkimit pa pagesë të tilla si:


 


Ka lejuar pa kriter parkime të taxive madje dhe në rrugë jo kryesore e rrugica, duke privuar qytetarët nga parkimet pranë shtëpive të tyre,


Ka lejuar dhe u ka dhënë leje individëve të ndryshëm që kanë biznese të vogla e të mesme të për parkime jashtë kritereve, në dëm të rezidentëve,


Nuk e ka përdorur asnjëherë policinë bashkiake për të lehtësuar qytetarët dhe rezidentët në ankesat e tyre pikërisht për këto  problem,


Së bashku në disa raste me policinë e shtetit kanë vendosur tabela të ndalim parkimit në vënde rezidente duke dëmtuar rëndë, gjobitur, dhe penguar rezidentët dhe qytetarët në punët e tyre.


Në se do të kishte patur një sens public të zhvilluar, përpara se të  bënte presion në Këshilllin Bashkiak për miratimin e një koncensioni anti qytetar dhe në kundërshtim me ligjet, Kryetari i Bashkisë dhe nën Kryetari që po rropatet të justifikojë një veprim anti ligjor dhe për mendimin tim totalisht korruptiv, duhej në rradhë të pare të realizonte ato projekte që u lanë për Tiranën sipas Urbanisitikës; dhe këto projektet parësore do të duhej të realizoheshin si:


 


– ngritja e disa parkingjeve nën-tokësore dhe mbi tokësore në mënyrë që të lehtësonte lëvizjen e makinave dhe të qytetarëve,


 


– ndalimi i ndërtimeve në qëndër të Tiranës dhe në Bllok,


 


-Krijimi i zonave të reja urbanistike për ndërtim,


 


– ngritjen e mbikalimeve tek Zogu i Zi, tek Pallati me Shigjeta, dhe tek Dogana,


 


-kontrollin e përditshëm të rrugeve të kryeqytetit dhe të periferisë sepse rrugët janë copë copë,


 


– kapjen dhe nxjerrjen para ligjit të kapak-heqësve, të cilët vazhdojnë edhe sot e kësaj dite punën pa u penguar,


 


-mbajtjen pastër të qytetit duke futur në punë pastrueset në orët e para të mëngjesit , pra para orës 7.30, dhe jo gjatë ditës,


 


– bashkëbisedimin transparent e të vazhdueshëm me qytetarët,


 


– ç`vendosjen e gardës (propozim) së republikës, aty ku e ka vëndin dhe jo pranë liqenit artificial, dhe kthyerjen e asaj zone në shtesë për parkun kombëtar,


 


-Ç`vendosjen e godinës së paraburbimit jashtë Tiranës sepse pengon qarkullimin dhe bëhet shkak për incidente,


 


-ndalimin e ndërtimeve në parkun e liqenit.


 


Këto do të duhej të ishin disa nga detyrat e Bashkisë më të madhe të Tiranës, por Kryetari në ikje i Bashkisë ashtu si një individ jo profesionist që është, e ka dëmtuar Tiranën ndoshta pa dashje me mos veprimet e tij, me mungesën e nuhatjes së perspektivës, me mungesën e specialistëve të mirëfilltë e profesionistë të urbanistikës, e pse jo dhe politikanë me vision, ndoshta me idenë e tij për të lënë `tokë të djegur` pas tij, me mungesën e bashkëpunimit me qeverinë qëndrore.


 


Le të shpresojmë që Këshilli Bashkik ta hedhë poshtë këtë aferë korruptive që i  bie erë një orë larg, dhe le të shpresojmë që përparësitë që sapo paraqita më sipër të realizohen nga Kryetari i ardhshëm i Bashkisë dhe Këshilli i ardhshëm Bashkiak.


 


 


 


Pirro Prifti: Përse tendenca për eksod  nga Kosova?


 


Ngjarjet e ditëve të fundit në Kosovë ku para tre ditësh po largohen me autobusë rreth 250 persona dhe brenda 2 muajve të fundit janë larguar 30.000 kosovarë për në vendet e BE, Zvicër, dhe në vendet skandinave ngre pyetje të rëndësishme dhe delikate për shkaqet e këtij largimi.


Gjithkush mendon se me çlirimin e Kosovës mbarua dhe vuajtjet e shqiptarëve të Kosovës mbi të cilët regjimi shtypës i Milloshevicit i viteve të fundit dhe prania e tyre në ish Republikën Federative Socialiste të Jugosllavisë, do të merrnin fund mundimet e këtij populli të shumë vuajtur.


 


Republika e Kosovës e sapo lindur (New Born) me ndihmën e  forcave të NATO-s dhe të UÇK fitimtare si një shtet i ri i njohur nga bashkësia ndërkombëtare, ka problemet e ngritjes së strukturave shtetërore dhe si e tillë mungesa e eksperiencës mund të spjegojë pjesërisht dhe indirekt largimin e kosovarëve nga vëndi i tyre për arësye të mos bërjes së reformave të domosdoshme për krijimine vendeve të punës në Kosovë.


Sidoqoftë Kosova  ka patur shumë largime masive të banorëve të saj dhe ato në të kaluarën në dallim nga kjo e sotmja kanë qënë largime të detyruara nga pushtuesi serb, që nga koha e përfshirjes së Kosovës në Mbretërinë serbe, në Republikën Federative Socialiste të Jugosllavisë e deri me 1999, dhe të gjitha këto largime masive spjegoheshin me politikat shoviniste serbe për të zbrazur tokat shqiptare të Kosovës nga shqiptarët në mënyrë që të kishin një Serbi përfshi dhe Kosovën të pastër etnikisht dhe të populluar vetëm me popullsi sllave.


Në 1999 pati një eksod masiv nga politika shoviniste e raciste e Millosheviçit nga e cila nga mars- qershori i 1999 u larguan 905.700 persona të cilat erdhën shumica dërrmuese në Shqipëri (650.000 njerëz), por së bashku me ata që shkuan në vëndet e BE, zvicer, vende skandinave, SHBA e Kanada, Australi bëhen 941.000 njerëz, dhe rreth 14.000 të vrarë.


 


Largimi nga pushtuesit serbe ka nisur që në kohën e luftës ruso-turke 1877-1878 kur trupat serbe pushtuan pjesën verilindore të trevës së Dardanisë duke dëbuar 160.000 njerëz, nga 640 vend-banime.


 


Rregjimi monarkik serb nëpërmjet zbatimit të dokumentit famëkeq `Naçertania` të miratuar që më 1844, dhe  më 1938 e plotësuan nëpërmjet ligjit për `Shpërnguljen e shqiptarëve` të cilën diplomati dhe i famshmi F.S. Noli në një artikull të tij  të botuar në frëngjisht dënoi politikën serbe por e quajti të pa aftë dhe politikën ndërkombëtare.


 


Në këtë shkrim Noli  e quajti si politikën jugosllave ndaj shqiptarëve  si një politikë e regjimeve fashiste që bazohet në: shpronësim, shpërngulj, shfarosje`. U çpronësuan qindra mijra shqiptarë dhe u çpërngulën në Turqi në baza të një marëveshjeje midis Jugosllavisë si Monarki dhe Republikës turke për  këmbim të popullsisë.


 


Gjatë luftës së dytë botërore pushtimi fashist  (dhe më pak ai nazist) ndaloi përkohësisht largimin e popullatës dhe u hapën shkolla shqipe.


 


Por  gjatë luftës u vranë rreth 20.00 civilë dhe u shkatërruan 44 fshatra për shkak të tradhtisë së ushtrisë serbe e cila nën maskën e partisë komuniste vrau shumë kosovarë nën emrërtimin si bashkëpuntor të fashizmit dhe nazismit.


 


Deri në 1968 shpërthyen demonstrate dhe më 1974 Kosova u kthye në një Krahinë autonome dhe u themelua Universiteti i Kosovës dhe largimi i popullatës u ndërpre.


 


Pra gjatë kohës 1878 e deri më 1999 janë larguar për në Turqi (dhe në  vëndet e Europës  perëndimore pas viteve 1974), kryesisht rreth 1 milionë njerëz shqiptarë të Kosovës.


 


Largimi i tanishëm  është i veçantë për nga arsyet dhe nga veçoritë e tij.


 


Po të shohim  demografinë e popullsisë së Kosovës duke se kemi të bëjmë me një popullatë relativisht të re, me popullsi rreth 1.89 milionë banorë dhe 70 % e popullsisë është nën 30 vjeç, me moshë mesatare 25.9 vjec , dhe me një popullsi nën 15 vjeç  22 %, kurse mosha e tretë rreth 5%. ( sq.m. ëikipedia.org/ëiki/kosova).


 


 Kjo pasqyrë demografike tregon në radhë të parë problemin e punësimit i cili është shumë më i mprehtë se në çdo vënd tjetër të Europës përfshi dhe Shqipërinë.


 


Mungesa e të ardhurave dhe pakësimi i të ardhurave nga emigrimi është faktori e tretë për nga shkaqet që detyrojnë kosovarët për tu larguar për në vënet e Europës perëndimore.


 


Kërkesat e kosovarëve si azil kërkues ei kalojnë edhe kërkesat e sirianëve për në europë n perëndimore. Vetëm për janarin e 2015 ka patur mbi 1.000 kërkesa. Kjo ka detyruar vëndet e BE që të paralajmërojë qeverinë e Kosovës se do të rishikojë vizat 3 mujore Shengen nëse kërkesa do të jetë kaq e lartë. Shumë autobuzë shkojnë nëpërmjet Serbisë për në Austri dhe Hungari, por shteti austriak nëpërmjet mdiave të saj e ka quajtur `stuhi të refugjatëve` nga Kosova.


 


Pavarësisht deklaratave dhe përplasjes së opozitës kosovare me qeverinë aktuale për korrupsion apo bashkëpuntorë me Serbinë osë akuza të tjera, në fakt mbetet një shkak madhor për tu zbuluar: përse kosovarët kërkojnë të largohen nga Kosova tani që ajo është e pavarur?


 


Pra rrugëzgjidhja më e mirë është bashkëpunimi opozitë me qeverinë e Kosovës dhe me faktorin ndërkombëtar për të gjetur një zgjidhje  oportune për të ndaluar largimin e moshave të reja dhe për të krijuar fronte të reja pune sepse sipas statistikave Kosova ka 6.499 miliard dollarë amerikanë GDP me një të ardhur per capita 8.896 dollarë amerikanë  sipas FMN 2013.


 


 Kjo tregon një paradoks midis të ardhurave për capita dhe dëshirës për tu larguar. Përse pra po largohen?


Në përmbledhje , një nga arësyet e tjera përveç  papunësisë së brezit të ri e cila është mbi 50% mund të jenë edhe këto:


 


 


-Papunësia e rritur deri në  50% të të rinjve,


-konfliktet dhe përplasjet midis ish-drejtuesve të luftës dhe pushtetarëve të sotëm në drejtim të luftës për pushtet dhe për zona  ekonomike,


-konfliktet midis  ekstremit fetar dhe shtetit laik madje edhe ndaj komunitetit të fuqishëm islamik në Kosovë, nga të cilat janë rreth 100 të vrarë nga zona e Kosovës dhe rreth 100 luftëtarë në potencë për të luftuar me iSIS,


-lufta e klaneve të drogës për dominim,


-Mungesa e perspektivës së Kosovës si shtet i veçantë,


-Varfëria në zona të caktuara (por megjithëse disa zona janë të pasura) të malësisë së Kosovës


-Nga problemet sociale dhe familjare të shkaktuara nga lufta e fundit.


Qeverisja e keqe dhe e korruptuar (dhe ka fjalë se është e `kapur` nga Mafia e Drogës, dhe shtetërore në të çilën mund të ketë dorë individë të luftëtarëve të UÇK dhe të ish-FARK-ut dhe të qeverisjes së ish Kyreministrit Bujar Bukoshi),


 Tendenca për ekosd ndoshta masiv,  mund të jetë për arsyet e mësipërme të cilat sapo i rreshtova, por paradoksi i të ardhurave për fryme i Kosovës i cili është 8,896 dollarë amerikanë për frymë (per capita sipas vitit 2013), të lë të dyshosh që varfëria dhe papuësia mund të dalin në plan të dytë , duke ja lënë vëndin e parë konflikteve dhe përplasjeve midis ish-drejtuesve të luftës dhe pushtetarëve të sotëm  dhe problem i  përplasjes fetare midis ekstremistëve të fuqishëm e të financuar nga jashtë dhe komunitetit islamik si dhe frikës për raprezalje. Problemet janë të rënda, dhe dekriminalizimi i pushtetit dhe i shtetit të ri Kosovar, si dhe forcimi i luftës kundër ekstremizmit së bashku me reformat për të hapur vënde të reja pune duhet të jenë përparësi e qeverisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …