MIT
Airport Adem Jashari
kek
Fillimi / Institucionet / Po realizohen edhe tri projekte në Komunën e Malishevës

Po realizohen edhe tri projekte në Komunën e Malishevës

Kanë filluar punimet dhe po realizohen edhe tri projekte në Komunën e Malishevës. Ndërtimi i objekti të urgjencës në QKMF, rregullimi dhe asfaltimi i një rruge në Gurbardh dhe hapja dhe rregullimi i afro dy kilometra rrugë në fshatin Bardh, kjo e fundit vazhdim i projektit i filluar më herët. Punimet në këto projekte, i ka parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive përkatëse. Nënkryetari Berisha, është shprehur i kënaqur me fillimin dhe realizimin e këtyre projekteve me rëndësi për të gjithë qytetarët. “Fillimi i ndërtimit të objektit për shërbimin e urgjencës, ka qenë një domosdoshmëri dhe pas shumë përpjekjeve, filluan punimet në ndërtimin e saj”, tha Berisha, gjatë vizitës në ndërtimin e objektit të urgjencës. Ndërtimi i objektit të urgjencës, mundësohet nga buxheti komunal i Malishevës dhe ka një kosto prej 195 mijë eurove, ndërsa projekti do të zgjasë dy vite. Po ashtu sot është asfaltuar edhe një rrugë në fshatin Gurbardh të Komunës së Malishevës, e gjatë rreth 500 metra, ndërsa janë duke vazhduar punimet në hapjen e rrugëve në fshatin Bardh, rrugë të cilat kanë një gjatësi prej afro dy kilometrave dhe të cilat do të asfaltohen.

Kontrolloni gjithashtu

Takohen kryetarët e dy komunave, Deçanit dhe Plavës ,rruga Deçan-Plavë cilësohet te jetë projekt shekullorë dhe vepër jetësorë

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj me bashkëpunëtorë dhe zyrtar të Ministrisë së Infrastrukturës, ...