Mbahet mbledhja e X-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit

Është mbajtur mbledhja e X-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit, në mbledhjen merrnin pjesë, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit, Dr.Haki Shehaj, i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale, përfaqësues të OSBE-së dhe monitorues dhe shoqëri civile.

Për këtë takim ishte parapa ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Marrja e vendimit për dhënie të pronës komunale në shfrytëzim afatgjatë me procedurë të negociuar; Njësia Kadastrale P-70505065-00736-0, Zona Kadastrale Rastavicë;

  3. Marrja e vendimit për shpalljen e pronës me interes për Komunën dhe fillimi procedurës për shpronësimin e pronës nga Ngastra Kadastrale 1101-3; pronë private e Ismajl Avdimetaj;

  4. Marrja e vendimit për shpalljen e pronës me interes për Komunën dhe fillimi procedurës për shpronësimin e pronës nga Ngastrat Kadastrale nr.580-2, nr.552-0 dhe nr. 578-0 ZK. Deçan; pronë private e Gani Metë Kuçi;

  5. Shqyrtimi në parim I Projekt-Rregullores për Transparencë;

  6. Shqyrtimi në parim i projekt Statutit të Ansamblit artistik të këngëve dhe valleve;

  7. Emërimi i anëtarëve të Komisionit për intervistim të drejtorëve të shkollave

  8. Të ndryshme

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar seanca ka vazhduar me piken 2 të   rendit të ditës. Sqarimet e duhura për këtë pikë janë dhënë nga Kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj, për këtë pikë të rendit të ditës mendimet e tyre i kanë dhënë edhe grupet parlamentare në asamblenë komunale. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së  Erdogan Dautaj, propozoi që pasi të votohet për këtë pikë të rendit të ditës, ky vendim ti nënshtrohet vlerësimit të ligjshmërisë nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal. Më shumicë votash kjo pik e rendit të ditës është aprovuar. Për pikën e 3-të të rendit të ditës është diskutuar nga të gjitha subjektet politike dhe nga vet Kryetari Ramosaj, ndërsa nga asamblistët u kërkua që ky propozim të hidhët po ashtë për shpallje të zonës më interes për komunën e Deçanit. Pika e 4-të e rendit të ditës më shumicë votash është votuar . Pika e  5-të dhe pika e 6-të janë votuar në parim për të ju nënshtruan  proceduarave të mëtutjeshme dhe dëgjimeve publike. Më vota unanime është votuar pika e 7-të e rendit të ditës, po ashtu në këtë seancë me propozim të kryetarit Ramosaj dhe rekomandim të KPF-së është diskutuar për projektin qendra aty ku preken pronat private duhet të shpronësohet sipas proceduarve ligjore, për shkak të proceduarve njëkohësisht për të iniciuar proceduar sa më par që është e mundur edhe kjo pik e rendit të ditës ka mare miratimin nga asamblistët. Në ketë seancë u bë e ditur se komisioni për emërtim të rrugëve, shesheve dhe rrugicave është duke punuar në realizimin e kërkesave të qytetarëve nga takimi i fundit nga 12 kërkesa sa ishin janë miratuar 8 nga to. Në të ndryshme janë parashtruar edhe një sërë pyetjesh parlamentarë të cilat do të marrin përgjigjet e duhura në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale të fund vitit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …