Policia e Kosovës i demanton mediat serbe, sipas të cilave kryetari i Nishit është lënduar rëndë në Kosovë

Policia e Kosovës i demanton mediat serbe, sipas të cilave kryetari i Nishit është lënduar rëndë në Kosovë

Policia e Kosovës, përmes një deklarate për media ka demantuar pohimet e mediave serbe, sipas të cilave kinse kryetari i Nishit është i lënduar rëndë në Kosovë dhe se i është thyer dora e majtë nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në Merdare. Sipas policisë, Darko Bullatoviq mbrëmë rreth orës 01:00,  pas mesnate në dalje të Kosovës, në pikëkalimin kufitar Merdare, ka tejkaluar kolonën në pritje dhe policia me qëllim të mbarëvajtjes së rregullit të kolonës, të njëjtin e kanë ndaluar. “Fillimisht, ai ka refuzuar të kthehet mbrapa. Pas kundërshtimit të serishëm të tij për t’u kthyer në kolonë, zyrtarët policorë kanë intervenuar dhe kanë prangosur pa e ditur identitetin e tij. Sipas procedurave të parapara është njoftuar prokurori, i cili ka urdhëruar që i njëjti të dërgohet në gjykatë me procedurë të përshpejtuar. Atij i është shqiptuar dënimi prej 150 euro nga gjykata, ku i njëjti ka bërë pagesën dhe është liruar. Nuk është raportuar që i njëjti të ketë pasur ndonjë lëndim”, sqaroi  Policia e Kosovës. Rasti është trajtuar nga stacioni kompetent policor në Besianë konform procedurave ligjore. Ndërsa të gjitha informacionet tjera duke përfshirë edhe ato në mediumin serb kurir.rs janë spekulime dhe nuk qëndrojnë, thuhet në sqarim.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …