Mbyllja e Shtëpisë së Kulturës, në Preshevë u bë me ndërhyrjen e pushtetarëve të Beogradit

Veprimtarët shqiptarë të Kosovës Lindore dhe veteranët e UÇPMB-së po përballen me presione të ndryshme

Veprimtarët shqiptarë të Kosovës Lindore vazhdojnë të përballen me presione të ndryshme. Vendkalimet kufitare të Serbisë, që i ndajnë ata me Kosovën apo edhe me Maqedoninë, janë bërë vendndalime për aktivistët politikë shqiptarë dhe të veteranëve të UÇPMB-së. Rasti i fundit është ai me Merxhan Memishin, ish-pjesëtar i UÇPMB-së. Në orët e hershme të së dielës, në vendkalimin kufitarë Depcë, deri sa po kthehej nga Gjilani, Merxhan Memishi ish-pjesëtarë i UÇPMB-së, është ndaluar nga autoritetet serbe. Pasi ishte legjitimuar, ai është lënë i lirë. Por  pas dy kilometrave rrugë, policia e ka ndjekur dhe pasi e kanë  kontrolluar, e kanë detyruar të kthehet në pikën kufitare duke i kumtuar se për të ka ndalesë zyrtare nga pjesëtarët e Agjencisë Informative të Sigurisë. Pas disa orësh, Memishi është liruar. OVL e UÇPMB-së, ka reaguar rreth ndalesave të veteranëve të luftës, duke i trajtuar ato si veprime nxitëse të policisë serbe për të tensionuar gjendjen edhe ashtu të brishtë. Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë i ka konstatuar se autoritet serbe po rikthejnë metodat e vjetra të ndalesës së qytetarëve shqiptarë në emër të gjëja sigurisë publike duke mos dhënë asnjë arsyetim. Ndalesat e aktivistëve politik, veteranëve të luftës dhe veprimtarëve shqiptarë, nga autoritetet serbe kanë tensionuar gjendjen në Luginë. Në kohën kur po flitet për zgjidhje politike edhe të kësaj zone, përmes dialogut në Bruksel, këto veprime trajtohen tendencioze për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …