Forcat policore të Kosovës qëndrojnë 24 orë roje në një ndërrim për shkak të situatës së krijuar në veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur edhe vendosjen e dy barrikadave të reja në veri të vendit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur edhe vendosjen e dy barrikadave të reja në veri të vendit. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur “Kershi i Dudes”. Në njoftim thuhet se  gjatë natës grupet kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Duke iu referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda. Serbët lokalë 18 ditë  më parë kanë ngritur barrikada në veri, në shenjë pakënaqësie pas arrestimit të  ish-policit serb të Kosovës, Dejan Pantiq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …