Policia e Kosovës ka njoftuar se nga shpërthimi në Zveçan ka vetëm dëme materiale

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga shpërthimi në Zveçan ka vetëm dëme materiale. Duke folur për këtë shpërthim, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se nuk ka asnjë të lënduar por vetëm dëme materiale. “Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveçanit ka ndodh një shpërthim. Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se çka e ka shkaktuar këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes” ka deklaruar për Ekonomia Online, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Kontrolloni gjithashtu

Vuçiqi viktimizohet në OKB, Mujanoviq e Serwer ia përplasin në fytyrë luftërat e Millosheviqit dhe Mlladiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u përpoq …