Policia e Kosovës në gjendje “lufte” për ta siguruar qëndrimin në vendin tonë të kryetares së Gjykatës Speciale, zonjës Katerina

Policia e Kosovës, ka marrë urdhër nga qeveritarët përgjegjës, që  gjatë kohës së qëndrimit të dhunshëm në vendin tonë të kryetares të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, të kujdeset maksimalisht dhe me të gjitha mjetet,  për ofrimin e sigurisë, mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit në vendin tonë. “Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit  ë lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore) bazuar në itinerarin dhe agjendën si dhe do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, duke pamundësuar qarkullimin e lirë të qytetarëve në rrugët  e tyre, për shkak të ardhjes së një femra të paftuar, së cilës askush në Kosovës nuk dëshiron t ia shohë fytyrën, përveç dëshmitarëve të mbrojtur dhe pa identitet të Gjykatës Speciale,  e cila po bën përpjekje ta gjykojë dhe ta damkos luftën  e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sot për herë të gjashtë me radhë, takohen në Bruksel kyenegociatorët e Kosovës e Serbisë, lidhur me përdorimin e dinarit

Sot për herë të gjashtë me radhë në Bruksel do të takohen kyenegociatorët e Kosovës …