Policia e Shtetit blindon Tiranën: Jo panik, por siguri për të festuar

Policia e Shtetit blindon Tiranën: Jo panik, por siguri për të festuar

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur sot se “po vijon me masat e shtuara të marra nga Policia e Shtetit me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Masa jo për panik,- thuhet në njoftim, –  por për të krijuar një ambjent sa më të sigurtë për të festuar festën e Pashkëve.” Makina të blindura dhe forca speciale janë vërejtur sot në sheshet dhe bulevardet kryesore të Tiranës; masat e shtuara kanë nisur që dje, sidomos pranë katedraleve dhe kishave ku u mblodhën për të festuar të krishterët. Ndërkohë mësohet se rreth 60 persona me prirje radikale janë më vëzhgim.

Kontrolloni gjithashtu

Adri Nurellari: Balotazhi i Mitrovicës, një proces me dyshime serioze për manipulim

Sipas analistit politik Adri Nurellari, balotazhi i Mitrovicës së Jugut nuk duhet të shihet thjesht …