Predan: Nëse BE nuk zgjerohet në Ballkanin Perëndimor atëherë këtu dikush tjetër do ta shtrij ndikimin

Duke folur për mos integrimin në Bashkimin Evropian të disa vendeve të Ballkanit, ambasadori i Sllovenisë në Shkup, Millan Predan ka deklaruar se nëse Bashkimi Evropian nuk zgjerohet në Ballkanin Perëndimor atëherë në këto rajon dikush tjetër do të shtrij ndikimin.ai ka theksuar më tutje se kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha e ka bërë me dije se zgjerimi nuk është një çështje teknike, por një çështje e madhe gjeostrategjike për Bashkimin Evropian. “Samiti mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të jetë në thelb ngjarja kryesore gjatë presidencës sonë gjashtëmujore. Ne presim që ky të jetë një samit kur do të mund të shpallim ose të shohim një perspektivë shumë të qartë për konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne presim që në këtë Samit, jo vetëm se do të jemi në gjendje të riafirmojmë mbështetjen e BE-së për zgjerimin, por se do të jemi në gjendje të paraqesim progres shumë të qartë. Çështja e fillimit të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë do të jetë sigurisht sfida kryesore e kryesimit tonë me BE-në, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, ambasadori i Sllovenisë në Shkup, Millan Predan.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …